Anëtarët

Recura

RECURA është një shërbim kosovar këshillimorë që është përqëndruar në sigurimin e biznesit, konsulencën financiare dhe menaxhimin në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. RECURA përbëhet nga ekspertët e financave, ekonomisë, biznesit dhe të menaxhimit, të arsimuar në shkolla të lartë të biznesit në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Klientët dhe shërbimet këshilluese të RECURA përmbajnë një pasuri të njohurive dhe përvojës në sektorin privat dhe publik.  RECURA është e regjistruar si shoqëri aksionare në Kosovë dhe vepron në nivel rajonal. RECURA ofron një gamë të gjerë të shërbimeve të konsulencës të përshtatura në sektorin privat në fushat e financës së Korporatave, Biznesit, Menaxhimit, Qeverisjes së Korporatave (në partneritet me IFC) dhe Konsulence Inxhinierike, si dhe Sektorin Publik në Menaxhimin e Financave Publike dhe Qeverisje. RECURA ka implementuar me sukses mbi 150 projekte dhe shërbime gjatë pesë viteve të fundit në bizneset private, agjencitë e zhvillimit, organizatat qeveritare dhe jo-qeveritare, ku klientët e tyre përfshijnë disa nga kompanitë më të mëdha kosovare dhe ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë dhe rajon. Së fundmi, Recura është bërë anëtarë i besueshëm i CSR.

Shiko lokacionin