Anëtarët

GC&DA

Global Consulting & Development Associates Sh.p.k është ofruesi kryesor i shërbimeve të konsulencës me cilësi të lartë. Ne shfrytëzojmë njohuritë dhe përvojën tonë të gjerë mbi aktivitetet e sektorit publik dhe privat si dhe ofrojmë zgjidhje inovative dhe të përshtatshme për përmbushjen e nevojave tuaja. Ne punojmë në partneritet me organizata tjera publiko-private nga e gjithë bota në mënyrë që zgjidhjet e kërkuara të ofrohen në nivel ndërkombëtar, kombëtar, rajonal dhe lokal. Kompania jonë e specializuar në fushën e projekteve zhvillimore ndërkombëtare, punon me organizata joqeveritare, organizata publike dhe private në implementimin e detyrave të tyre kombëtare dhe ndërkombëtare. Ekspertët tanë punojnë ngushtë ndërmjet veti, duke ndarë njohuritë dhe ekspertizën e tyre për të siguruar zgjidhje të integruara të biznesit për klientët tanë.

Ne kemi për qëllim të mbështesim klientët tanë për një periudhë afatgjate, të krijojmë vlera për ta dhe të bëhemi partner të preferuar për tejkalimin e të gjitha sfidave kryesore me të cilat ata ballafaqohen. Përveç një game të gjerë të shërbimeve që ne ofrojmë kryesisht në Kosovë, GC&DA është e përfshirë në menaxhimin e projekteve ndërkombëtare. Gjithashtu GC&DA ka shumë përvojë dhe ka kryer shërbime të jashtëzakonshme në fushën e konsulencës strategjike, përgatitjes së dokumentacioneve të tenderit, kryerjes së procedurave të prokurimit, vlerësimit të dokumenteve të tenderit, menaxhimit të marrëdhënieve me klientët, planifikimin e vazhdimësisë së biznesit, procesin e rigjenerimit të biznesit. Ne jemi krenarë për krijimin dhe zgjerimin e partneritetit tonë me organizata të mëdha dhe të njohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, por ne jemi ende të etur për të gjetur partnerin e duhur për çdo tender në bazë të ekspertizës së kërkuar.

Shiko lokacionin