Anëtarët

KIVO

 

KIVO L.L.C, është një ndër kompanitë më të mëdha në rajon e fokusuar në prodhimin e ambalazhimit të plastifikuar, e themeluar në vitin 2014.  Kompania është bashkë-investim i partnerëve holandezë dhe kosovarë, pjesë e KIVO Group, grup i fabrikave me fokus në prodhimin e ambalazhit të plastifikuar, me dy fabrika në Holandë dhe njërën në Kosovë.  Si grup, këto kompani janë një nga prodhuesit më të mëdhenj të ambalazhimit fleksibil të plastifikuar në Evropë, me përvoje 50 vjeçare në këtë industri, që ofron kompanisë KIVO L.L.C në Kosovë një avantazh të konsiderueshëm në ekspertizë në prodhimin e produkteve kualitative, si dhe qasje në tregjet e Evropës Perëndimore, Skandinavisë, si dhe Evropës Juglindore.

KIVO L.L.C ofron një gamë të gjerë të produkteve të paketimit fleksibil PP, LDPE dhe HDPE, si për tregjet industriale dhe ato të sektorit të konsumit. Kompania prodhon produkte gjysmë të gatshme për tregjet industriale, si dhe produkte finale për tregjet e konsumit. KIVO L.L.C ka specializim prodhimin e qeseve për mbeturina, qeseve për ambalazhim të bukës, qese industriale, folje izoluese të plastikës, mbështjellëse të revistave, si dhe termo-folje.

Kompania është e certifikuar me standardin ISO 9001:2015 dhe është ndër kompanitë e rralla në rajon e certifikuar me standardin rigoroz BRC për industrinë ushqimore. KIVO Group, ku bënë pjesë edhe KIVO LLC në Kosovë, ka pranuar disa herë shpërblime për shtypin digjital më të mirë në nivel të shteteve të Benelux dhe në nivel të Evropës. KIVO L.L.C në Kosovë është shpallur top eksportuesi në nivel të Kosovës dhe kompania më konkurrente, si dhe kompania “Evropiane e Vitit” në vitin 2019 nga zyra e BE-së në Kosovë.

KIVO në Kosovë është mjaftë aktive në fushën e Përgjegjësisë Shoqërore Korporative (CSR), ku nëpërmjet programeve në fushën e edukimit, mbrojtjes së ambientit, si dhe përkrahjes së iniciativave të sportit, kulturës dhe infrastrukturës në jugun e Kosovës, KIVO veçohet si një ndër kompanitë me aktivitete më intensive në CSR në këto fusha. Është një ndër kompanitë e rralla në Kosovë që plotësisht aplikon mësimin në vend të punës DualVet, ku ka bashkëpunim të vazhdueshëm me programin e praktikës me shkollën profesionale në Kaçanik dhe Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Kompania është bashkë-themeluese e Bonevet Kaçanik, me qëllim të aftësimit të të rinjve në fushën e teknologjisë.  Në fushën e ambientit, kompania ka përkrahur pothuajse të gjitha iniciativat të pastrimit që kanë ndodhur në nivel të Kaçanikut, si dhe është përkrahëse e organizatave ambientale dhe programeve të tyre në tërë Kosovën. Kompania po ashtu është aktive në përkrahjen e klubeve sportive kryesore në Kaçanik, si dhe aktiviteteve në fushën e kulturës.

Për më shumë informata vizitoni: www.kivo.nl

 

Shiko lokacionin