Anëtarët

ProCredit Bank

Grupi ProCredit përbëhet nga një grupi i bankave komerciale të orientuara drejt zhvillimit të cilat operojnë në Evropën Lindore, Amerikën Latine si dhe në Gjermani. Me përjashtim të bankës ProCredit në Gjermani, të gjitha bankat tjera ndjekin strategji të ngjashme me vizion të njëjtë për arritjen e objektivave të tyre zhvillimore dhe komerciale. 
ProCredit Holding me seli në Frankfurt është kompania prind e bankave ProCredit e cila udhëheq grupin. Në nivel të konsoliduar, grupi mbikëqyret nga autoritetet gjermane federale bankare mbikëqyrëse (BaFin dhe Bundesbank).

Bankat ProCredit kanë për qëllim që të ndihmojnë në krijimin e një sektori financiar  transparent për vendet në zhvillim edhe ekonomitë në tranzicion. Funksionimin e sistemit të drejtë financiar i cili i mundëson njerëzve për të kursyer në njërën anë dhe bizneseve për të investuar dhe për t’u zgjeruar nga ana tjetër e shohim shumë  të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi.

Bankat ProCredit kanë për qëllim për të adresuar sfida të rëndësishme të zhvillimit në vendet në të cilën ne punojmë, duke qenë 'bankë partnere' për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe për të ofruar kursime për njerëzit e zakonshëm. Ne përcjellim tek klientë tanë informata të sakta dhe shumë transparente në çdo rrethanë,  duke përdor gjuhë të thjeshtë në komunikimet tona e cila na bënë të lehtë të kuptohemi nga klientët dhe publiku.

Shiko lokacionin