CSR Europe

"Ndërmarrja 2020 është mundësia juaj për të krijuar vlerë të përbashkët për biznesin tuaj dhe shoqërinë."

Stefan Crets

Drejtor Ekzekutiv, CSR Europe

Ndërmarrja 2020 është iniciativë ambicioze e CSR Evropës për të adresuar sfidat evropiane dhe globale të cilat gjithnjë e më shumë janë duke vënë në pikëpyetje modelet tona të tanishme të jetesës, punës, mësimit, komunikimit, konsumimit dhe burimeve të përbashkëta. Kompanitë e sotshme duhet të zhvillojnë strategjitë e tyre të biznesit duke u bazuar në një kuptim se si bota do të jetë në të ardhmen. Nëpërmjet Ndërmarrja 2020, CSR Europe synon të ofrojë shërbime me vlerë të shtuar për anëtarët që do të lejojnë përmirësimin e vazhdueshëm dhe tranzicionin në një ekonomi të qëndrueshme.

Trendet globale të tilla si globalizimi në rritje, varfëria, rrallimi i burimeve natyrore, urbanizimi, degradimi i mjedisit dhe ndryshimi demografik janë vazhdimisht duke i çuar në pikëpyetje modelet tona aktuale të jetesës. Ndërmarrja 2020 i bën thirrje kompanive të minimizojnë rreziqet nëpërmjet përgjegjësisë dhe transparencës, duke krijuar vlera që kontribuojnë në përparimin ekonomik, shoqëror dhe mjedisor.

Forcimi i Partneriteteve Evropiane dhe Ndërkombëtare

Dialogu dhe bashkëpunimi ndërmjet Komisionit Evropian dhe rrjetit të CSR Europe përbëjnë një bazë solide për avancimin e CSR në Evropë që nga viti 1990. Në kontekstin e strategjisë së re të BE-së Europa 2020, Ndërmarrja 2020 ofron themelin për një partneritet të përtërirë mes biznesit dhe Komisionit Evropian, Këshillit dhe Parlamentit. Ajo mbështet qëllimin e Komisionit për të "bërë Evropën një shtyllë e përsosmërisë në CSR" dhe promovimin e CSR si pjesë e strategjisë evropiane për rritje të zgjuar, të qëndrueshme dhe përfshirëse.

Komisioni i BE-shkruan: "Iniciativa Ndërmarrja 2020 e CSR Europe është një shembull i udhëheqjes së biznesit në fushën e CSR që është veçanërisht e rëndësishme për objektivat e politikës së BE-së. Komisioni do të ndihmojë për të shqyrtuar rezultatet e kësaj nisme, dhe për të përcaktuar hapat e saj të ardhshëm. " CSR Europe mirëpret mbështetjen e Komisionit Evropian për të forcuar nismën Ndërmarrja 2020 - asnjë kompani, hartues të politikave apo organizatë nuk mund të punojnë me sukses në mënyrë të izoluar për të adresuar sfidat e sotme komplekse sociale dhe mjedisore.

Ndërmarrja 2020: Duke punuar së bashku nëpër Evropë

5000 kompani në 30 vende evropiane bashkëpunojnë dhe krijojnë zgjidhje inovatore për shoqërinë! Rrjeti CSR Evropës i Organizatave Partnere Kombëtare mbështet Ndërmarrjen 2020 në tërë Evropën - duke mirëpritur mbështetjen e partnerëve kombëtarë nga: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka,Estonija, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Kosova, Luksemburgu, Hollanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Skocia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Turqia, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar (Anglia).

Për të ditur më shumë rreth asaj se si ju mund të marrni pjesë në, dhe përfitoni nga, Ndërmarrja 2020, ju lutem vizitoni:

www.csreurope.org/our-strategy
info@csreurope.org
Twitter: @CSREuropeOrg.

Shiko lokacionin