Alldijana Hoxha, mentore vullnetare në Programin e Mentorimit

''Përvoja ime si mentore në punëtorinë virtuale "UPSHIFT" ishte nder dhe kënaqësi e veçantë pasi që puna me të rinj të cilët janë në fazën e zhvillimit të identitetit është një mundësi e tyre për të marrë rol proaktiv ndaj problemeve në shoqëri.

Entuziazmi, të menduarit kritik, angazhimi i palodhshëm i të rinjëve bënë që kontrubuti im si mentore të mos kufizohet në ofrim të mbështetjes gjatë punëtorisë, mirëpo të jetë bashkëpunim i vazhdueshëm. Përfshirja e sektorit privat nëpërmjet mundësive për trajnim e punësim të të rinjëve mund të jenë pika kyçe që ndikojnë në fuqizimin e të rinjëve në shoqërinë tonë. Në të njëjtën kohë projekte të tilla bëjnë që këto kompani të realizojnë përgjegjësinë sociale në hapësirën ku veprojnë'', shprehet Alldijana.

Krenarë me anëtarin tonë, ProCredit Bank Kosova, stafi i të cilës është gjithëmonë i përkushtuar në përmbushjen e përgjegjësisë korporative ndaj shoqërisë.

Programi i Mentorimit është pjesë kyçe e Projektit "Kosovo Generation Unlimited", i cili implementohet nga Rrjeti CSR Kosova, dhe mundësohet falë përkrahjes së Unicef Kosovo Programme, Austrian Development Agency, dhe SIDA.