American School of Kosova - Meet our member

 

American School of Kosova, shkolla e parë private në Kosovë dhe njëkohësisht e vetmja amerikane në vend, u themelua më 2003, me një mision që tanimë ka bërë histori në sistemin edukativo-arsimor në vend - ‘Së bashku, duke arsimuar liderët e së nesërmes, për një të ardhme më të mirë.’

Së fundmi, American School of Kosova është radhitur mbi mesataren e shkollave në gjithë botën nga AdvancED, agjensioni më i madh i akredimit të shkollave në botë, duke e bërë atë të jetë ndër shkollat më të mira në Evropë. ASK është tejet e përkushtuar që të përgatisë nxënësit e saj për universitetet më prestigjioze në botë. Nxënësit e ASK-së jo vetëm që arrijnë të pranohen, por edhe të marrin bursa të plota në universitetet si: Harvard University, University of Pennsylvania, Yale University, Oxford University, Hult University, University of Maastricht etj.

Ndër të tjera, kampusi i sapo ndërtuar i American School of Kosova është duke u cilësuar si një ndër kampuset më inovative në botë. Platformat më të njohura në botë për arkitekturë si: Archdaily, Archinect, Bob magazine etj. kanë publikuar kampusin e American School of Kosova duke e vlerësuar dizajnin e shkollës si unik dhe të jashtëzakonshëm.

Planet afatshkurta dhe afatgjata të ASK në Kosovë - American School of Kosova do të vazhdojë të jetë tejet e dedikuar që të përmirësojë sistemin e edukimit duke adoptuar programe kualitative ndërkombëtare dhe ofruar zhvillim të vazhdueshëm profesional mësimdhënësve të saj.

Aktivitetet CSR - Përmes klubeve dhe aktiviteteve ektrakurrikulare të nxënësve, American School of Kosova arrin të jetë mjaft e përgjegjshme shoqërisht në aspektin e mbrojtjes së ambientit, punonjësve, komunitetit të ASK-së, si dhe shoqërisë në përgjithësi. Ndër aktivitetet e fundit të nxënësve në këtë drejtim është aktiviteti me rastin e ditës së tokës, ku nxënësit përveç pastrimit të kampusit të ASK-së, ata mbollën edhe shumë pemë përreth tij.

Përveç kësaj, si çdo vit tjetër, edhe këtë herë, American School of Kosova ka shpërndarë bursa për shkollim për të gjithë nxënësit e shkollave në Kosovë. Bursat arrijnë vlerën e rreth 50.000 euro.

Për çfarë luftojmë më së shumti dhe krenohemi t’a kemi arritur është ofrimi i një ambienti të ngrohtë, të sigurtë dhe inspirues për nxënësit dhe punonjësit e shkollës. Këto vitet e fundit, synimi i ekipit të ASK-së ka qenë të rrisë edhe më shumë sigurinë në shkollë. Kjo sa po vie e përmirësohet me rritjen e transparencës dhe komunikimit me prindërit/familjet që janë pjesë e ASK-së, krijimin e politikave dhe procedurave të sigurisë, si dhe trajnimin e nxënësve dhe stafit në raste të rrezikut dhe emergjencës.

Strategjia e Përgjegjësisë Shoqërore (CSR) dhe aktivitetet e planifikuara për të ardhmen - American School of Kosova ka të integruar CSR në strategjinë e përgjithshme të shkollës. ASK bën përpjekje të vazhdueshme që të promovojë dhe rrisë përgjegjësinë shoqërore në disa fusha të CSR.

Duke filluar me aktivitete të ndryshme të organizuara nga nxënësit dhe stafi në të mirë të ambientit si psh, praktikimi i reciklimit, pastrimi i ambientit etj, ofrimi i trajnimeve për punonjësit, ofrimi i shumë mundësive për bursa për nxënësit që nuk janë pjesë e ASK-së, kontribuimi dhe pjesëmarrja në shumë aktivitete bamirëse përgjatë vitit, deri tek komunikimi efektiv dhe transparent me komunitetin e ASK-së. Të gjitha këto komunikohen përmes rrjeteve sociale të ASK-së si dhe uebfaqes zyrtare.

ASK gjithashtu është pjesë e rrjetit CSR Kosovo, aktivitetet e të cilit vazhdimisht i përkrahë. Ka disa vite që ASK në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova iu mundëson fëmijëve të DSK të përfundojnë praktikën në shkollë.

Për Kosovo CSR Network - Kosovo CSR Network- një platformë e shkëlqyer jo vetëm për vetëdijësimin e ndërmarrjeve në lidhje me rëndësinë e CSR për një të ardhme të qëndrueshme. Ajo gjithashtu po ofron mundësi të shumta përfshirjeje dhe rrjetëzimi me Bashkimin Evropian përmes aktiviteteve dhe ngjarjeve të ndryshme.