Anëtari jonë CEED vazhdon te realizoje takime per bizneset rreth permiresimit te vazhdueshem te tyre.

Anëtari jonë CEED vazhdon të realizojë takime (tani virtuale) për bizneset rreth përmirësimit të vazhdueshëm të tyre. Së fundmi, bashkë me Leonora Kusari nga BERZH, u qartësuan fushat në të cilat BERZH-i ndihmon kompanitë, kushtet të cilat duhet plotësuar, afatet kohore e te tjera informacione të rëndësishme. Disa nga fushat në të cilat BERZH jep kontributin e vet janë ndryshimet e modeleve të biznesit, ndryshimi i mënyrës së tërheqjes së investitorëve, zgjerimi i biznesit, rikonstruktimi financiar, zvogëlimi i shpenzimeve operacionale e të ndryshme, përmes kredive, konsulencës e instrumenteve të tjera përmes të cilave veprojnë.

 

Ajo që u cek si kruciale është guximi i bizneseve për të ndryshuar dhe për t’iu përshtatur tregut pas cdo “krize” apo ndryshimi që pëson ky i fundit.