Anëtari ynë Meridian Express përkujdeset që në këtë kohë të vështirë të ju ofroj të gjitha produktet dhe serviset e nevojshme.

Anëtari ynë Meridian Express përkujdeset që në këtë kohë të vështirë të ju ofroj të gjitha produktet dhe serviset e nevojshme, Pa frikë, por me kujdes të shtuar, të kujdesemi që të mbrojmë veten dhe të tjerët.

Gjatë kësaj kohe, ju kujtojmë të qëndroni të qetë, mos të krijohet panikë dhe ju kujtojmë të respektoni të gjitha masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore zyrtare. Ndërsa, jemi të vetëdijshëm që qytetarët kanë filluar të furnizohen me ushqim për periudha më të gjata kohore, Meridian Express ju siguron se ka në dispozicion furnizime të mjaftueshme në të gjitha pikat mbarë Kosovës.

Poashtu, ju sigurojmë se në marketet e Meridian Express nuk ka ngritje të çmimeve dhe ofertat vazhdojnë siç janë parashikuar. I gjithë stafi i Meridian është i angazhuar për t’ju mirëpritur dhe ndihmuar për çdo gjë që ju nevojitet.