Antigona Limani Bejtullahu

Antigona Limani-Bejtullahu është Drejtoreshë për Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun në Raiffeisen Bank që nga viti 2011. Përveç marketingut dhe marrëdhënieve me publikun, ajo poashtu është përgjegjese për qëndrueshmërinë dhe përgjegjësinë shoqërore korporative të  Bankës. Antigona ka eksperiencë më shumë se 15 vite në Marketing dhe ka mbajtur disa pozita menaxheriale në kompani të ndryshme në Kosovë. Ajo ka qenë aktive ne aktivitetet e CSR që nga themelimi I CSR Network.

Banka Raiffeisen operon në Kosovë që nga viti 2003, si një degë e Raiffeisen Bank International (RBI) e cila ofron një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve bankare për të gjitha kategoritë e klientëve si në segmetin e individëve ashtu edhe në atë të bizneseve

Qëndrueshmëria dhe përgjegjësia shoqërore korporative është një parim themelor për Grupin RBI dhe një masë e suksesit korporativ. Për 130 vjet, Raiffeisen ka kombinuar suksesin financiar me veprimet me përgjegjësi sociale. Banka e kupton qëndrueshmërinë si aktivitetet e përgjegjshme korporative për sukses afatgjatë ekonomik duke marrë në konsideratë aspektet kyçe shoqërore dhe mjedisore. Si një vartëse e Raiffeisen Bank International (RBI), Banka Raiffeisen në Kosovë është e përkushtuar që të punojë në përputhje me parimet “Global Compact” të OKB-së dhe poashtu të objektivave te zhvillimi të qëndrueshëm. Për këtë arsye, Banka Raiffeisen në Kosovë angazhohet për harmonizimin e strukturave të saj të menaxhimit dhe proceseve me këtë qëndrim. Në tri zonat e qëndrueshmërisë, “bankë e përgjegjshme”, “partner i drejtë” dhe “qytetar i angazhuar”, të trija këto të lidhura ngushtë me aktivitetet e Bankës, e cila bën përpjekje për t’i zbatuar në mënyrë optimale vlerat dhe aftësitë e saj për të inkurajuar zhvillimin e qëndrueshëm në kompani dhe në shoqëri.