Arrihet marrëveshja e bashkëpunimit mes Rjetit CSR Kosova dhe Kolegjit Heimerer për fuqizimin dhe aftësimin e të rinjëve përmes skemës së punës praktike

Më 31 tetor, u arrit marrëveshja e bashkëpunimit mes Rjetit CSR Kosova dhe Kolegjit Heimerer e cila do të ofrojë punë praktike me pagesë për 25 praktikantë për periudhë 3 mujore në kuadër të departamenteve të ndryshme.

Kjo marrëveshje në mes Rjetit CSR Kosova dhe Kolegjit Heimerer parasheh përgatitje dhe aftësim të praktikantëve të cilët do të kenë mundësinë të përfitojnë njohuri dhe aftësi në punë.

Qendra e studentëve Heimerer si dhe zyra për zhvillim në karrierë do të jetë porta ndihmëse dhe mbështetëse ku do t'i orientojë dhe trajnoj përgjatë praktikës së tyre.