Artë Retkoceri, mentore vullnetare në Programin e Mentorimit

Artë Retkoceri,  është mentore vullnetare në Programin e Mentorimit në kuadër të projektit  “Kosovo Generation Unlimited''.

Arta pëlqen që vazhdimisht të zgjerojë njohuritë e saj dhe të ndihmojë të tjerët që t'i zhvillojnë tutje aftësitë e tyre.

Përmes Rrjetit CSR Kosova dhe organizatave të tjera, ajo ka pasur mundësinë të kontribuojë, në cilësinë e mentores, në zhvillimin profesional të të rinjve kosovarë. Përgjatë kësaj përvoje, ajo ka mbështetur dhe inkurajuar shumë të rinj në vend, për të ndërmarrë hapa në zgjidhjen e problemeve me të cilat ata përballen në shoqëri.

Arta ka përfunduar studimet e saj Master rreth Mësimit Permanent, përmes programit të kombinuar të Erasmus në Danimarkë, Mbretëri të Bashkuar dhe Spanjë. Sudimet e saj konsiderohen një eksperiencë e rëndësishme për të - si në aspektin akademik, ashtu edhe në atë profesional, vecanërisht në fushat e menaxhimit të projekteve dhe politikave të arsimit.

Ajo ka kontribouar edhe si vullnetare në projekte të ngjashme që kanë për synim avancimin e arsimit, pasi që ajo fuqishëm beson se arsimi është ndër shtyllat kryesore të një shoqërie. Sipas saj, cdo kontribut në këtë aspekt, sado minimal, lë gjurmë të dobishme në shoqëri.

Programi i Mentorimit është pjesë kyçe e Projektit "Kosovo Generation Unlimited", i cili implementohet nga Rrjeti CSR Kosova, dhe mundësohet falë përkrahjes së Unicef Kosovo Programme, Austrian Development Agency dhe SIDA.