Bashkë me Riinvest për mentorimin e Programeve të rinisë

Gëzohemi që kemi filluar bashkëpunimin me Riinvest për të kontribuar drejt fuqizimit dhe zhvillimit të të rinjëve me përkrahjen e mentorëve profesional nga sektori privat dhe akademia. Pas ceremonisë së nënshkrimit Drejtorja Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova, Linda Tahiri, dhe Rektorja e Kolegjit Riinvest, Bardha Qirezi, bashkëbiseduan mbi planin e veprimit për mentorimin, stërvitjen dhe ligjerimin e të rinjëve nga vullnetarët profesionistë në programe të ndërmarrësisë apo tjera ku të rinjtë fitojnë aftësi të nevojshme për tregun e punës.