Bashkepunimi mes Kosovo CSR Network dhe UNICEF

Drejtorja Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova, Linda Tahiri Rukiqi, zhvilloi takime me përfaqësues të misionit UNICEF në Kosovë, të kryesuar nga z. James Mugaju zëvendës udhëheqës i zyrës në Kosovë. Në takime është diskutuar rreth mbështetjes të misionit UNICEF nga kompanitë anëtare të rrjetit, mbështetje e cila do të formalizohet me memorandum të mirëkuptimit në mes të dy palëve gjatë muajit që vjen.