Bëhu Mentor Edhe Ti!

Skema e mentorimit (Mentorship Scheme) është një projekt i UNICEF-it i implementuar nga ne i cili ka për qëllim të kontribuojë në fuqizimin dhe zhvillimin e të rinjve duke rritur kapacitetin dhe mundësinë e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore, formimin e politikave dhe proceset vendimmarrëse, përmes mentorëve të sektorit privat ose mentorëve të rinj. Skema e mentorimit lidhë të rinjtë që marrin pjesë në programet e ADAP të UNICEF me mentorë vullnetarë.


Mentorët do të angazhohen qoftë për punëtori (3 dite të plota, kryesisht me shpenzime të mbuluara nga organizatat implementuese), apo për këshillim në programe e projekte të të rinjëve të cilat mund të kryhen me takime më të shkurta, ku të rinjtë që kanë nevojë për këshilla për zhvillim të ideve, marketing, financa, IT app, nismë të një start-up, do të kenë mundësi të takohen me ndonjë mentor nga sektori privat apo nga asociacionet.

Punëtoritë do të jenë të temave të ndryshme, zakonisht mbahen në fundjavë (premte shtune diele) gjatë gjithë ditës. Secilit mentor i caktohet një grup prej 6-7 të rinjësh me të cilët do të kaloj nëpër modulet që kanë për qëllim zhvillimin e mendimit kritik dhe shkrimit dhe leximit medial, mjedisi, edukimi kualitativ, aktivizmi etj, ku pjesëmarrësit do të përfitojnë individualisht nga pervoja.

Punëtoritë janë të fushave të ndryshme, por kryesisht ndahen në këto:
UpShift- Punëtori për Ndikim Social
PODIUM-Avokimi për Ndryshim,
Ponder: Literaturë Kritike Mediale.

Pjesmarrësit në punëtori janë kryesisht adoleshentë, dhe mendohet që mentorimi i shtynë të kalojnë prej edukimit ose NEET në punë, apo prej NEET në edukim.

Mentorët do të konsiderohen UNICEF Volunteers dhe do tu jepen certifikatat nga UNICEF dhe partneri impelementues në fund të punëtorive në mirënjohje për punën vullnetare që ata e kryejnë, gjithashtu edhe një shumë simbolike prej 55 euro për herën e parë që ata mentorojnë, pavarësisht sa kohë shpenzojnë në mentorim. Gjithashtu, secili mentor që kontribuon në programe të UNICEF duhet të kaloj në trajnimet e Child Protection, Gender Equality, Sexual Harassment (online) dhe Digital Thinking dhe Human Centered Design.

 

Për të gjithë të interesuarit qe duan të bëhen pjesë e skemës së mentorimit, na shkruani në info@csrkosovo.org duke dërguar CV tuaj.