Blin Zeqiri, pjesë e jurisë në punëtorinë StartUP-Social Venture

Blin Zeqiri, Drejtor Ekzekutiv, Art House ishte pjesë e jurisë për punëtorinë StartUP-Social Venture.

''Shpresoj që prezenca ime dhe e anëtarëve të jurisë ka shërbyer edhe si mentorim për të rinjtë pjesëmarrës dhe idetë e tyre inovative.

Mendoj se pikërisht përmes aktiviteteve të tilla mund të realizohet socializimi profesional dhe përkrahja - që janë treguar shumë të rëndësishme për t'i ofruar jetë ideve kreative në fushën e përgjegjësisë shoqërore në biznes. Kur mentorimi dhe programe të tilla organizohen profesionalisht, dukshëm rritet edhe suksesi i ideve të reja.

Përgëzoj Rrjetin CSR Kosova, Unicef Kosovo Programme dhe Innovation Centre Kosovo për hapësirën e dhënë dhe mundësinë për të kontribouar për fuqizimin e të rinjve."

Art House është kompani anëtare e Rrjetit CSR Kosova, e cila vazhdimisht kontribuon në përhapjen e praktikave të CSR brenda dhe jashtë operacioneve biznesore të kompanisë.

Programi i Mentorimit është pjesë kyçe e Projektit "Kosovo Generation Unlimited", i cili implementohet nga Rrjeti CSR Kosova, dhe mundësohet falë përkrahjes së Unicef Kosovo Programme, Austrian Development Agency, dhe SIDA.