Bujan Stavileci, mentor vullnetar në Programin e Mentorimit

"Si një i ri shumë entuziast dhe abmicioz, gjithmonë kam dashur që të angazhohem në projekte të ndryshme në profesionin tim që gjithashtu janë të dobishme për komunitetin.

Kam pasur nderin dhe privilegjin të ndaj njohuritë e mia gjatë punëtorisë "UPSHIFT", ku kam takuar shumë të rinj që kanë nevojë për këshillim dhe mbështetje për të zgjidhur probleme në komunitet. Gjatë kesaj punëtorie, unë pata rastin të ndaj edhe eksperiencën time si përfitues i bursës Erasmus, në Universitetin e Ljubljanës me të rinjtë pjesëmarrës.

Vetë programi Erasmus ka qenë shembulli më i mirë se si ëndrrat e te rinjëve tanë mund të realizohen falë palëve që besojnë dhe investojnë kohë, mjete dhe shumëçka për fuqizimin e tyre.

Ky është një shembull i qartë që duhet ndjekur nëse dëshirojmë të kemi njerëz që mendojnë përtej ideve bazike duke u mbajtur në ndihmën që pritet të ofrohet nga të gjithë ne", thekson ndër të tjerash Bujani.

Programi i Mentorimit është pjesë kyçe e Projektit "Kosovo Generation Unlimited", i cili implementohet nga Rrjeti CSR Kosova, dhe mundësohet falë përkrahjes së Unicef Kosovo Programme, Austrian Development Agency, dhe SIDA.