Certifikohen 150 të rinj që kanë ndjekur trajnimin “Coca Cola përkrah rininë”

Në kuadër të programit “Coca Cola përkrah rininë” u certifikuan 150 të rinj të cilët vijuan trajnimin gjatë muajve tetor-nëntor 2018. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale përkrahën këtë trajnim, me të cilin synohet  të zbutet papunësia.

Ky aktivitet nga të pranishmit është vlerësuar si fuqizues për të rinjtë, duke i përgatitur për tregun e punës, duke pasur parasysh shkallën e lartë të papunësisë me të cilën përballet vendi ynë. Drejtori i Coca-Cola HBC Kosova, Neritan Tira beson se numri i të rinjve që do të ndjekin trajnimet e këtij programi gjatë vitit të ardhshëm do të trefishohet.