"Changing Minds: Trust through Innovation" - Beograd

 

Rrjeti CSR Kosova ishte pjesëmarrës në punëtorinë ‘Working towards Sustainable Development: Green policies as a development opportunity’,organizuar nga D4D së bashku në partneritet me organizatën Belgrade Fund for Political Excellence (BFPE) nga Beogradi, të cilët janë duke implementuar projektin "Changing Minds: Trust through Innovation" i perkrahur nga Zyra e Komisionit Evropian në Beograd.

Qëllimi kryesorë i projektit ishte që të krijoj kontakte me grupe të interesit të njejtë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë punëtorisë u diskutuan të metat dhe sfidat e të dyja vendeve në aspektin e ambientit.

Gjithashtu morrëm pjesë edhe në festivalin MIKSER i cili është i dedikuar për tema të zhvillimit të qëndrueshem dhe ekonomise rrethore si një kulturë e re e jetës dhe e të bërit biznes. Esenca e festivalit ishte konferenca internacionale SHIFT e cila mblodhi ekspert lokal dhe të huaj, të cilët punojnë për një kulture më të qendrueshme. Gjatë konferencës u diskutua rreth asaj se çka mund të bejmë së bashku, dhe pse duhet të veprojmë së bashku, për ta zgjidhur problemin e ndotjes së ambientit.

Nga e gjithe kjo u pa se problemet janë të ngjajshme duke filluar nga ndotja e ajrit e deri te vetëdijësimi i njerëzve, dhe kështu u shtjellua edhe mundësia e bashkëpunimit mes palëve të interesit të të dyja vendeve.