Çka po pret? MENTORO edhe ti!

Qëllimi kryesor i mentorimit të të rinjve është zhvillimi profesional dhe personal i këtyre të fundit. Rrjeti CSR Kosova, përmes mentorimit, synon të kontribuojë në fuqizimin dhe zhvillimin e të rinjve - duke rritur kapacitetin dhe aftësinë e tyre për të marrë pjesë në fuqinë punëtore, vendimmarrjen e politikave relevante dhe proceset e vendimmarrjes.
Si rezulat i kësaj marrëdhënie të mbështetur në besim dhe respekt reciprok, përvec të rinjve, përfitojnë edhe vetë mentorët - në aspekte të ndryshme.
Mentorimi i të rinjve u ka ndihmuar mentorëve, ndër të tjerash, të përmirësojnë aftësitë e tyre vetëvlerësuese, të fitojnë njohuri më të thella të kulturave të tjera, të ndjehen më produktivë në punë, të jenë më të përgjegjshëm në adresimin e sfidave me karakter shoqëror, dhe po ashtu, të forcojnë marrëdhëniet me familjarët dhe rrethin e tyre.
Rjeti CSR Kosova, me përkrahjen e Programit të UNICEF-it në Kosovë, vazhdon të ofrojë mentorimin vullnetar dhe ekspertizën e sektorit privat, shoqatave të bursistëve, përfaqësues të shoqërisë civile & të tjerë, duke fuqizuar tutje aftësimin profesional të të rinjve dhe përfshirjen e tyre në proceset dhe çështjet me interes publik.