Darka e CSR për Rrjetizim

Rrjeti CSR Kosova (Kosovo CSR Network) ka organizuar Darken për Rrjetizim me qellim të promovimit të parimeve të Përgjegjesisë shoqërore korporative. Darka e CSR për rrjetizim i ka bashkur palët e interesit, përfshirë këtu drejtuesit e kompanive më serioze vendore apo ndërkombetare që veprojnë në Kosovë, krerët shtetërore, organizatat ndërkombëtare dhe shoqërine civile.

Kryeministri i Kosovës, z. Ramush Haradinaj, ju adresua pjesmarrësve në emër të Qeverisë, ku ndër të tjera potencoj faktin që është shumë me rëndësi që në Kosovë po avancohet përgjegjësia e ndërmarrjeve në raport me shoqërinë. Përmes zotimeve konkrete ndermarrjet pervec krijimit te kapitalit dhe profitit, gjithnjë e më shumë janë duke pasur ndjenje të pergjegjesie ndaj shoqerise, duke marr veprime te pergjegjshme, qofte në të drejtat e punetoreve, ambient, apo në luftimin e dukurive te keqija, qe sigurisht ka rezultuar me vetëdije më të ngritun te berit biznes, Kryeministri Haradinaj pergezoj Rrjetin CSR Kosova për punen që bëjnë drejt promovimit të parimeve të Pergjegjësisë Shoqërore Korporative.

CSR ngërthen në vete të gjitha praktikat dhe veprimet e përgjegjshme të bizneseve, brenda funksioneve themelore të tyre. Promovimi i konceptit, ideve dhe veprimeve konkrete të Pergjegjesise Shoqerore korporative, kërkon koordinim dhe bashkëpunim të akterëve të ndryshëm, por edhe zbatim të pervojave të mira ndërkombëtare. Znj. Maria Alexiou, Kryetare e Bordit të CSR Hellas, rëfej mbi përvojat e kompanive evropiane në CSR si dhe theksoj rëndësinë e kulturës lokale në percaktimin e sjelljes së kompanive në raport me shoqerine duke marr si shembull rëndësinë e ‘Besës’ në traditën tonë si një element pozitiv që mund të përcaktojë sjelljen e përgjegjshme të kompanive në raport me shoqërinë Kosovare.

Kryetari i Rrjetit CSR Kosova, z. Visar Kelmendi, përmbledhi aktivitetin e deritashëm të Rrjetit, dhe potencoj rëndësinë që do t’I kushtohet tutje respektimit të ligjit të punes, luftimit të korrupsion, mbrojtjes së ambientit, dhe ftoj kompanitë jo anëtarë t’i bashkohen Rrjetit CSR Kosova. Sipas drejtuesve të rrjetit, është shumë me rëndësi që të vazhdohet ngritja e vetëdijës për rëndësinë e CSR, qoftë brenda kompanive apo në sektorin