Dëshironi të bëheni mentor?

Skema e Mentorimit është projekt i UNICEF-it në Kosovë i implementuar nga Rrjeti CSR Kosova, i cili do të kontribuojë në fuqizimin dhe zhvillimin e të rinjve duke rritur kapacitetin dhe mundësinë e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore, formimin e politikave dhe proceset vendimmarrëse, përmes mentorëve të sektorit ose mentorëve të rinj.

Skema e mentorimit lidh të rinjtë që marrin pjesë në programet e ADAP të UNICEF me mentorë vullnetarë nga sektori privat, shumica nga anëtarët e kompanisë CSR të Kosovës dhe mentorët e rinj mbi moshën 24 vjeçare, të cilët janë alumni nga skema të ndryshme të bursave për të studiuar jashtë vendit.

Bëhu edhe ti pjesë e Skemës së Mentorimit, duke na kontaktuar në info@csrkosovo.org