Dhuro Gjak, Shpëto Jetë

Dhurimi i gjakut është akt human që shpëton jetë njerëzish, dhe i vetmi burim i gjakut është nepermjet dhurimit te tij deri sa nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike.

Rreth datës 14 Qershor, Ditës Ndërkombetare të dhurimit të gjakut, Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, ka hapur aksionin kryesor në sheshin Nëna Tereze në Prishtinë, përballë Ministrisë së Kulturës, dhe do të jetë e hapur çdo ditë deri më 17 Qershor, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 18:00 (kurse më 14 qershor deri në ora 20:00). Në këtë drejtim, ftojmë anëtarët të organizohen bashkë me stafin e tyre të dhurojne gjak.

Faleminderit për mbështetjen e aktiviteteve të pergjegjshme ndaj shoqerisë.