Dialogu Strategjik dhe teknik për integrim, përshpejtim dhe mbështetje të politikave në Kosovë.

Rrjeti CSR Kosova mori pjesë në eventin dy ditor, Dialogu Strategjik dhe teknik për integrim, përshpejtim dhe mbështetje të politikave në Kosovë. të organizuar nga zyra e UN per zhvillim. Dita e parë, ishte një bashkëbisedim lidhur me OZHQ-të. Ngjarja përfitoi edhe nga  vizita e Z. Ben Slay, Këshilltar i Lartë nga Zyra Rajonale e OKB-së/UNDP në Stamboll. Z. Slay prezantoi: Perditesimin rreth OZHQ-ve ne nivel global dhe rajonal; SDG-Integrimi ne BE dy agjenda me perforecim te ndersjelle; Mundesi per integrim dhe coherence te politikave; si dhe, Rruga e metejme e Kosoves me OZHQ-të.

Gjithashtu u prezantuan rezultatet preliminare të vlerësimit të përafrimit të OZHQ-ve në strategjite sektoriale. Gjatë ditës së dytë u prezantua roli i Kuvendit si dhe harmonizmi i OZHQ-ve me agjendën e BE-së. Në fund u prezantua mënyra e qasjes dhe partneriteteve për të përshpejtuar zhvillimin e qëndrueshem.

Qëllimi i përgjithshëm i punëtorisë ishte të shqyrtojmë dhe të kuptojmë më mirë rolin e Kuvendit, si dhe institucioneve të tjera për implementimin dhe monitorimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Ky ishe nje rast ku u diskutua se si të ecim përpara dhe çfarë duhet bërë në lidhje me OZHQ--të duke dëgjuar leksionet nga rajoni.