Dita e tokës

Rrjeti CSR Kosova (Kosovo CSR Network), organizata që promovon dhe ndërmerr aktivitete të përgjegjshme ndaj shoqërisë në fusha të ndryshme për të adresuar sfida të shumta që ka shoqëria jonë, ka organizuar ngjarje Hikingu për të shënuar Ditën e Tokës, me qëllim të ngritjes së fondeve për mbjellje të pishave në komuna të ndryshme, dhe rritje të ndërgjegjësimit duke promovuar rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

Aksioni ka filluar ditën e dielë më 21 prill, duke mbjellur 20 pishat e para në lagjën 28 në Fushë Kosovë, një lokacion ku paraprakisht ka qenë i mbushur me mbeturina. Dhe, ky aksion do të vazhdojë përgjatë javës në vazhdim për të mbjellur pisha në Komuna të ndryshme.

Për datën që shënon Ditën e Tokës, 22 prill, si një ngjarje vjetore e krijuar për të rritur ndërgjegjësimin publik për mbrojtjen e mjedisit në tokë, në Rrjetin CSR Kosova kanë planifkuar ngjarje Hikingu në Liqenat të Rugovës, së bashku me anëtarët e Rrjetit. Sipas Drejtores Ekzekutive, Linda Tahiri, nuk ka mënyrë më të mirë për t'u kthyer në kontakt me natyrën se për të dalë në natyrë dhe për të provuar mrekullitë e shumta të saj, dhe arsyeja e aktivititetit është rritja e ndërgjegjësimit dhe t’i ftojmë qytetaret të eksplorojnë bukuritë e natyrës dhe të mbrojnë mjedisin sa më shumë që të jetë e mundur, e jo vetëm në Ditën e Tokës. Gjithashtu, ajo ka treguar se me fondet e mbledhura për këtë ngjarje, përveç mbjelljes së pishave në lokacione të ndryshme në Kosovë, në shtegun në Liqenat do të vendosen shenja nga druri i thatë që tregojnë mesazhe për mbrojtje të mjedisit. Rrjeti CSR Kosova vazhdimisht organizon dhe përkrah aktivitete të cilat ndikojnë ne mirëqenien e shoqërisë.