Donacion nga ProCredit Bank per #back2school #united4children

Anëtari jonë ProCredit Bank Kosova kontribuon në kohë sa jemi duke u përballur me pandeminë, duke u fokusuar në dhurimin e pajisjeve braille në vlerë deri në 3000€ për fëmijët me vështirësi në të pamurit.
Fushatat #back2school dhe #united4children përkrahen nga #csr në bashkëpunim me programin e Unicef në Kosovë, të cilët e shohin kontributin e kompanive të përgjegjshme të nevojshëm për mbrojtje dhe përkrahje të fëmijëve.