Donjeta Sahatçiu, Drejtore Ekzekutive & Partnere, nga kompania anetare e Rrjetit tone, Rrota, bashkohet per te biseduar me te rinjte tane per rrugetimin dhe fuqizimin e tyre profesional

Ne vazhden e ligjeratave virtuale, te perkrahura nga Programi i UNICEF-it ne Kosove, me 12 maj, Rrjeti CSR Kosova, organizon nje bashkebisedim inspirues per te rinjte tane, rreth investimit per nje te ardhme te ndritshme dhe motivimit te tyre per t'i realizuar endrrat dhe qellimet perkatese.

Donjeta Sahatçiu, Drejtore Ekzekutive & Partnere, nga kompania anetare e Rrjetit tone, Rrota, ka pranuar me shume kenaqesi kerkesen tone, per te bashkebiseduar me te rinjte tane per rrugetimin dhe fuqizimin e tyre profesional, dhe nder te tjerash, te ofroje ekspertizen e saj duke i keshilluar tutje per arritjen e synimeve te tyre.

Keta super-adoleshente dhe te rinj entuziast, jane perfitues te programeve te ndryshme zhvillimore te UNICEF-it, ne bashkepunim te ngushte me partneret tane IPKO Foundation dhe YMCA in Kosovo.

Ndihemi krenare qe anetari yne, RROTA, vazhdimisht fokusohet ne ofrimin e sherbimeve te saj per shoqerine, ne menyre vullnetare, duke implementuar keshtu praktikat e pergjegjesise shoqerore korporative.

* Kjo ligjerate do te zhvillohet ne kuader te projektit "Skema e Mentorimit", i cili implementohet nga Rrjeti CSR Kosova, dhe perkrahet nga Unicef Kosovo Programme.

Ky projekt inkurajon vazhdimisht vullnetarizmin e sektorit privat dhe sektoreve te tjere relevant ne fuqizimin dhe aftesimin profesional te te rinjve