Fillon bashkëpunimi mes "Shield Brokers" dhe Kosovo CSR Network

Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë që CSR Kosovo po rritet me anëtarë të rinj. I urojmë mirëseardhje "Shield Brokers” jemi shumë të entuziazmuar për ardhjet e reja në organizatën tonë duke rritur kapacitetet tona për zhvillim të metutjeshëm drejt shpërndarjes së filozofisë CSR si dhe rritjen e mundësive për projekte të reja.

Shield Brokers Sh.A. është kompani brokere e sigurimeve e licencuar nga Banka Qëndrore e Kosovës në vitin 2014. Prapa "Shield Brokers" qëndron një menaxhment dhe staf profesional dhe i çertifikuar si dhe më përvojë mbi dhjetë vjet në lëminë e sigurimeve, risigurimeve dhe menaxhimit e rrezikut.

Shield Brokers është dëshmuar si lider në tregun e brokerimit për sigurime duke kontraktuar një numër të lartë të kompanive të sigurimeve dhe duke përfaqësuar nga klient individual deri të kompanitë më të mëdha në Kosovë.

Shield Brokers për të dëshmuar seriozitetin dhe profesionalizmin e tij, është përfaqësuese në Kosovë të gjigantave botërorë në sektorin e brokerimit për sigurime Greco JLT dhe Renomia Brokers!