Florin Gjota nga kompania anëtare Deloitte Kosova ndan eksperiencën si ligjërues profesional mbi shkrim-leximin financiar dhe shkathtesite sa i perket ndërmarrjeve sociale të udhëhequra nga të rinj dhe adoleshent

Ani pse të karantinuar për të parandaluar kontinualisht përhapjen e COVID-19, Rrjeti CSR Kosova po vazhdon me implementimin e aktiviteteve virtuale për të rinj, në kuadër të Projektit "Skema e Mentorimit".

Së fundmi, kemi planifikuar një numër të ligjeratave virtuale për fuqizimin e të rinjve, të udhëhequra nga profesionistë të ndryshëm - kryesisht nga sektori privat, të cilët po gjejnë vullnetin dhe kohën të kontribuojnë për të mirën e rinisë në këtë kohë krize.

Më poshtë, mund të lexoni perspektivën e Florin Gjota, Këshilltar i Lartë i Taksave, nga Deloitte Kosova, kompani anëtare e Rrjetit tonë, përgjatë eksperiencës së tij si ligjërues profesional, nga sektori privat, mbi shkrim-leximin financiar apo shkathtësitë financiare, sa i përket ndërmarrjeve sociale të udhëhequra nga të rinj dhe adoleshentë.

"Kënaqësi që kisha mundësinë të bashkëbisedoj me të rinjtë lidhur me shkrim-leximin apo shkathtësitë financiare. Janë pikërisht këta të rinj që nesër do të jenë ambasadorët më të mirë të promovimit të Përgjegjësisë Shoqërore Korporatave përmes bizneseve të tyre. Përfshirja e vazhdueshme e sektorit privat dhe bartja e eksperiencave dhe përvojave nga kompanitë private që janë shembull në vend apo edhe më gjerë në zbatimin e Përgjegjësisë Shoqërore Korporatave është e domosdoshme që në të ardhmen të kemi një ambient pune që të gjithë e dëshirojmë. Bashkëbisedimet e tilla, diskutimi i mundësive të reja, vështirësive apo problemeve në rrjedhën normale të biznesit dhe diskutimi i zgjidhjeve të mundshme për këto situata janë të mirëseardhura për të rinjtë dhe për shoqërinë tonë."

Të lumtur që anëtari jonë, Deloitte Kosova, vazhdimisht punon në përmbushjen e përgjegjesisë shoqërore korporative, duke kontribouar, ndër të tjerash, edhe në fuqizimin dhe aftësimin profesional të të rinjve tane!

* "Skema e Mentorimit" është projekt që implementohet nga Rrjeti CSR Kosova, dhe përkrahet nga Unicef Kosovo Programme.