Fuqizimi dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i ndërmarrësve të rinj për tu bërë pjesë e Inkubatorit të Biznesit në ICK - Paneli Vlerësues

Visar Dobroshi, Anëtar i Bordit të Rrjetit CSR Kosova & Partner Menaxhues në Recura Financials, ishte pjesë e panelit vlerësues për fuqizimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të ndërmarrësve të rinj, në kuadër të aktivitetit të Innovation Centre Kosovo, ICK.

Visari, me përvojën e tij të bujshme profesionale, vazhdimisht kontribuon ne emancipimin e te rinjve, duke u fokusar në ofrimin e ekspertizës dhe këshillëdhënies rreth planifikimit te buxhetit dhe burimeve njerëzore, e ndër të tjerash, kodeve etike të bizneseve si parakushte për funksionimin e duhur të ndërmarrjeve dhe sektorit privat në Kosovë.