Gala Mbrëmja Vjetore e CSR dhe Ceremonia e Cmimeve

Rrjeti CSR Kosova (Kosovo CSR Network) ka organizuar Gala Mbrëmjen Vjetore & Ceremoninë e Cmimeve, duke bërë bashkë udhëheqësit shtetërorë dhe të misioneve të huaja, drejtuesit e kompanive lokale dhe ndërkombëtare, organizatat donatore, përfaqësuesit e shoqërisë civile, dhe përkrahës të tjerë të CSR me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet palëve të interesit për Përgjegjësi Shoqërore, dukshmërisë më të lartë të CSR-it cilësor, dhe ngritjes së vetëdijes për ndikimin pozitiv që bizneset mund të kenë në shoqëri.

Linda Tahiri, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova në fjalën hyrëse tha se është krenare se rrjeti që drejton është kontribues në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik nëpërmjet promovimit të konceptit, ideve dhe veprimeve konkrete që mundsojnë rritjen e ndikimit të CSR-it në shoqërinë kosovare, dhe që Rrjeti është platformë që bën bashkë kompanitë dhe organizatat e përgjegjshme ndaj shoqërisë në Kosovë se bashkërisht munden të kenë ndikim më të madh pozitiv në shoqëri.

Zëvendës Kryeministri Enver Hoxhaj ishte folës në këtë ngjarje dhe dha shperblimin kryesor. Gjate fjalës së tij foli për rëndësinë e Përgjegjësisë Shoqërore nga Ndërmarrjet për zhvillim të qëndreshëm dhe tha se CSR ndihmon në përhapjen e vlerave dhe parimeve përgjegjshme të të bërit biznes. Zëvendës Kryeministri Hoxhaj tregoj se kur ka degjuar se në Kosovë ekzistonte një organizatë e tillë, për të ka qenë një lloj rikthimi në vitet 1990-të kur për herë të parë ka hasur në termin gjerman në Austri, dhe se ka qenë ndër gjërat më interesante kur për herë të parë e ka dëgjuar si term.

Znj, Ulrika Richardson, koordinatore e OKB-së për Zhvillim, tha se sektori privat është ai i cili ka bërë ndryshimin e madh në botë, duke tejkaluar edhe krizat financiare të viteve të kaluara. Ajo shtoj se përderisa shumë kompani në njërën anë hezitojnë të investojnë, në anën tjetër shohin se konsumatorët kërkojnë më shumë se fitime tek ta, dhe se konsumatorët duan të dinë nëse ajo që blejnë eshtë e prodhuar me përgjegjësi, duke mos dashtë të blejnë në kompani kur e dinë që punëtorët janë keqtrajtuar por anojnë tek kompanitë më etike.

Shpërblimi kryesor për kontributin e dhënë përgjatë 2018 i takoj kompanisë ‘Meridian Express’, të cilin shpërblim e pranoi Drejtori i kësaj kompanie Agon Gashi. Kompania të cilin ai e drejton u rangua më së miri nga paneli i jashtëm vlerësues, i përbërë nga përfaqësues të OJQ-ve, zyrës së OKB në Kosovë, dhe organizatave shtetërore, në bazë se sa kompanitë respektojnë 10 parimet e ‘UN Global Compact’, sa kontribuojnë në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të Agjendës 2030 të OKB, sa kanë qenë inovative dhe kanë mobilizuar palët e interesit, dhe vizionin e tyre për të ardhmen.

Gjithashtu në këtë mbrëmje u dha një cmim tjeter i veçantë ‘CSR Appreciation Award’ çë ju dha ish-drejtorit të kompanisë ‘Sharrcem’, Emmanuel Mitsou nga Bordi i Drejtoreve aktual të rrjetit. Drejotori i tanishem i Sharrcem, Thomas Glavas, tregoi mirenjohjen per kete shperblim dhe theksoi se Përgjegjesia Shoqërore eshte pjese e kyce e operacioneve dhe strategjisë të kompanisë të cilën ai tani e drejton.

Organizimet si ky i mbrëmshmi, sipas Drejtuesve të Rrjetit CSR Kosova, ndihmojnë të ketë me shumë perkrahje për fuqizim të ndikimit te CSR ne shoqerine tone, dhe të shtyjne më shumë ndërmarrje të zbatojnë parime të CSR dhe angazhohen për një zhvillim të qëndrueshëm në vend.