Getoarba Prokshaj, praktikante në Rrjetin CSR Kosova

Getoarba është njëra nga përfitueset e punës praktike, në kuadër të projektit 'Kosovo Generation Unlimited' .

Ajo është studente e nivelit Master dhe pjesëmarrëse aktive në fushata avokuse dhe aktivitete vullnetare për mbrojtjen e mjedisit.

“Angazhimi në punën praktike është duke më ndihmuar në qartësimin e synimeve për jetën profesionale dhe orientimin e mëtejm në karrierë. Kjo eksperiencë u bë një shteg tjetër për zgjerimin e rrjetit të shoqërisë dhe pasurimit të mendjes me njohuri të ndryshme. Tani e kam më të lehtë të funksionoj në punë ekipore, dhe jam më e vetëdijshme për rëndësinë e thënjës TEAM WORK-DREAM WORK ”.

Projekti Kosovo Generation Unlimited, K-GenU, implementohet nga Rrjeti CSR Kosova dhe përkrahet nga Unicef Kosovo Programme dhe SIDA. K-GenU, përmes komponentës së punës praktike do të fuqizojë 500 të rinj të moshës 15-24 vjeçare, duke ju ofruar atyre mundësi për punë praktike me pagë dhe mundësi për edukim shtesë jo-formal.