Greenterprise

Greenterprise synon të të promovojë integrimin e Burimeve të Ripëtëritshme Energjetike (BRE) dhe Efiçiencës së Energjisë (EE) në bizneset Kosovare duke shpalosur përfitimet dhe mundësitë afariste që ky sektor ofron.

Ky promovim do të arrihet nëpërmjet tre hapave kryesorë:

1. Ndërtim Kapacitetesh - Organizimi i një punëtorie dy-ditore me komunitetin e biznesit, i cili mbulon trendet e momentit dhe mundësitë e zbatimit të projekteve të energjisë së ripëtëritshme dhe efiçiencës së energjisë. Më shumë informacion mbi trajnimin vjen së shpejti.

2. Rritja e Vetëdijësimit - Rritja e vetëdijësimit të publikut të gjërë për karakteristikat kyçe të projekteve të energjisë së ripëtëritshme dhe efiçiencës së energjisë. Na ndiqni në rrjetet sociale (Facebook ,Twitter, LinkedIn) ku do të ndajmë me ju informacion të rëndësishëm nga trajnimi, por dhe nga trendet e përgjithshme të tregut.

3. Lidhja e Njerëzve - Krijimi i një rrjeti me palët e interesuara (komuniteti i biznesit, autoritetet publike, shoqëri civile) që kanë interes në tema të energjisë alternative. Profesionistët që kanë interes në këtë sektor do të takohen së bashku në një event të organizuar enkas. Më shumë informacion mbi eventin vjen së shpejti.

Përse kjo nevojë?

Përparimet më të fundit botërore në teknologji janë duke i dhënë formë të re botës së energjisë, duke lejuar konsumatorët tradicionalë të energjisë të prodhojnë energjinë e tyre, si dhe te marrin masa aktive për të ulur konsumin. Kjo ka mundësuar zhvillimin e Prodhimit të Shpërndarë të enegjisë (Distributed Generation), një spostim madhor nga modeli tradicional ku ajo menaxhohej në mënyrë të centralizuar.

Bizneset në mbarë botën po shfrytëzojnë këto ndryshime. Google, për shembull, ka arritur synimin e vet për të furnizuar 100% të nevojave të veta me energji te ripërtëritshme. Përveç strategjisë së tyre të prokurimit, ata kanë bërë investime direkte në 15 projekte të erës dhe të diellit, në një shumë me mbi 1 miliard dollarë amerikanë me qëllim që të sigurojë çmime të arsyeshme të energjisë elektrike për Qendrat e të Dhënave (Data Centers) të cilat kane konsum tejet të lartë të energjisë elektrike.

Mundësitë e tilla nuk vlejnë vetëm per korporatat e mëdhaja si Google. Çdo ndërmarrje e vogël apo e mesme mund të përfitojë nga integrimi i BRE-së dhe EE-së si dhe nga një menaxhimi aktiv i nevojave të tyre të energjisë.

Pse bizneset integrojnë Burimet e Ripëtëritshme te Energjisë dhe Efiçiencën e Energjisë në aktivitetet e tyre?

Bizneset bëhen pjesëmarrës aktivë në tregun e energjisë për arsyet e mëposhtme:

• Rritja e prodhimit të energjisë (elektrike dhe termike) për nevoja vetiake nëpërmjet instalimeve të BRE-së

• Ulja e kostove operative duke marrë masa direkte për të reduktuar konsumin e energjisë

• Zbutja e rrezikut nga ndëprerjet e energjisë elektrike, e cila u kushton shumë bizneseve

• Zbutja e rrezikut nga rritjet e mundshme të çmimit të energjisë

• Rritja e përpjekjeve për të përmirësuar qëndrueshmërinë e biznesit

APLIKO PER TRAJNIM

Trajnimi Greenterprise do të mbahet më 19 dhe 20 qershor 2019, ora 9.30 – 16.00, pranë zyrave të ICK në Prishtinë.

Formularët e aplikimit do të vlerësohen në bazë të:

(a) Përgjigjjeve të shënuara në aplikim

(b) Veprimtarisë së biznesit që ju përfaqësoni. Përparësi do t’u jepet kompanive që merren me prodhim.

Afati i fundit për të dorëzuar aplikimin është më 31 maj 2019.

Ky trajnim implementohet nga: Innovation Centre Kosova - ICK

Ju lutem shkarkoni aplikimin e më pas dërgojeni në: greenterprise@ickosovo.com