Implementimi i praktikave të përgjegjëshme ndaj shoqërisë

Art House anëtar Rrjetit CSR Kosova, është një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë në zhvillimin e komunitetit, përkundër sfidave të shumta gjatë vitit që e lamë pas.

Me angazhimin e praktikantëve nëpërmjet projektit KGenU, Blin Zeqiri, drejtor i kompanisë Art House, inkurajon dhe nxitë zhvillimin profesional të të rinjëve si ofrues i specializuar i Shërbimeve për Menaxhim të Printimeve XEROX.

I jemi mirënjohës për kontributin e dhënë gjatë vitit 2020, dhe besojmë fuqishëm që bashkëpunimi ynë të jetë i frytshëm dhe së bashku të sjellim në pah praktikat e përgjegjëshme për shoqërinë.