Intervista e Rrjetit CSR Kosova me Radio Kosova 2

Me 8 Korrik, në orët e hershme të mëngjesit, ishim të ftuar tek Radio Kosova, ku edhe zhvilluam një intervistë përmbajtësore telefonike rreth kontributit tonë të deritanishëm për fuqizimin dhe aftësimin profesional të të rinjve kosovarë.
Intervista ishte e fokusuar tek projekti jonë, "Skema e Mentorimit", i cili perkrahet nga Unicef Kosovo Programme, ku edhe patëm rastin të njoftojmë publikun më gjerësisht rreth qëllimit, aktiviteteve & rezultateve të arritur deri tani, duke përfshirë edhe informatat rreth platformës tonë elektronike "Mentorship IV Youth".
Njëkohësisht, përgjatë kësaj intervistë, bëmë thirrje për një nivel më të theksuar të punës vullnetare nga sektori privat dhe të gjithë sektorët e tjerë, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojms në ndërtimin e një shoqërie funksionale & gjithëpërfshirëse.
Ishte kënaqësi të jemi pjesë e kësaj interviste informuese, në kuadër të Programit të Mengjesit, në Radio Kosova 2.