KIVO - Meet our Member

KIVO L.L.C, është kompania më e madhe në Kosovë e fokusuar në prodhimin e ambalazhimit të plastifikuar. Kompania është bashkë-investim i partnerëve holandez, duke marrë pjesë në grupin e kompanive nën ombrellën e KIVO Group.  KIVO Group është një nga prodhuesit më të mëdhenj të ambalazhimit fleksibil të plastifikuar në Evropë, me përvoje 50 vjeçare në këtë industri, që ofron kompanisë KIVO L.L.C në Kosovë një avantazh të konsiderueshëm në ekspertizë në prodhimin e produkteve kualitative, si dhe qasje në tregjet e Evropës Perëndimore, Skandinavisë, si dhe Evropës Juglindore.

KIVO L.L.C ofron një gamë të gjerë të produkteve të paketimit fleksibil PP, LDPE dhe HDPE, si për tregjet industriale dhe ato të sektorit të konsumit. Kompania prodhon produkte gjysmë të gatshme për tregjet industriale, si dhe produkte finale për tregjet e konsumit. KIVO L.L.C ka specializim prodhimin e qeseve për mbeturina, qeseve për ambalazhim të bukës, qese industriale, folje izoluese të plastikës, mbështjellëse të revistave, si dhe termo-folje.

Planet afatshkurta dhe afatgjata te kompanise ne Kosove. - Planet afatshkurta të kompanisë janë investimi intensiv në makineri si dhe investimi në digjitalizimin e prodhimit, duke rritur kështu gamën, sasinë dhe kualitetin e produkteve. Planet afatgjata të kompanisë janë zgjerimi i tregut ndërkombëtarë me fokus në tregjet rajonale, si dhe lansimi i produkteve inovative dhe më të mira për ambientin, si dhe trajnimi dhe ngritja e vazhdueshme e stafit të kompanisë, duke kontribuar kështu në zhvillimin e mëtutjeshëm të industrisë së ambalazhimit në Kosovë.  Këtu vlen të përmendet fokusi i veçantë që KIVO ka në promovimin e prodhimit të produkteve plastikës nga granulati i ricikluar, duke kontribuar kështu në ekonominë qarkore në Kosovë dhe jashtë vendit.

Aktivitetet e fundit CSR, impakti i tyre - Në vitin 2019 KIVO së bashku më fondacionin “Unë Dua Kosovën” kanë themeluar Bonevet Kaçanik, institucioni i tretë i tillë në Kosovë pas Gjakovës dhe Prishtinës.  Bonevet Kaçanik për KIVO është investimi më serioz dhe afatgjatë në fushën e CSR, pasi edukimi i të rinjve në pjesën jugore të Kosovës dhe përgatitja e tyre për tregun e punës është prioritet absolut për kompaninë.

Strategjia e Përgjegjësisë Shoqërore (CSR) - KIVO LLC është përqendruar në mbrojtjen e ambientit, edukimin, sportin dhe përkrahjen e zhvillimin socio-kulturor në rajonin e Kaçanikut. Në këtë aspekt, kompania do të vazhdon të përkrah iniciativat tashmë tradicionale ambientale, do të vazhdon të përkrah mësimin në vend të punës nëpërmjet programeve të praktikës, përkrahjen institucionale të vazhdueshme për Bonevet Kaçanik, si dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj aktiviteteve sportive dhe kulturore në komunën e Kaçanikut.

Rreth anëtarësisë në Rrjetin CSR Kosova - KIVO LLC është anëtarë e Kosovo CSR Network pasi kompania e konsideron CSR si aktivitet kyç të çdo kompanie, dhe e sheh Rrjetin e CSR si mundësi për të bashkërenditur aktivitetet e saja në fushat prioritare me kompanitë tjera, duke rritur ndikimin pozitiv për komunitetet në këto fusha.