KOSTT iu bashkua kampanjës së UNICEF përmes Kosovo CSR Network për #united4children dhe #back2school që fëmijët të vihen në qendër të planeve të reagimit dhe rimëkëmbjes nga COVID-19 në Kosovë.

Kontributi për #back2school po vazhdon.
Anëtari ynë KOSTT iu bashkua kampanjës së UNICEF përmes Kosovo CSR Network për #united4children dhe #back2school që fëmijët të vihen në qendër të planeve të reagimit dhe rimëkëmbjes nga COVID-19 në Kosovë.
Së bashku me përfaqësueset nga KOSTT znj. Zana Bajrami-Rama Menaxhere e Zyrës për Komunikim dhe Relacione me Publikun dhe znj. Fëllënza Xhelili-Fiqi Drejtoreshë e Departamentit për Çështje Rregullative dhe Tarifa, me përfaqësuesit nga Komuna e Prishtinës përkatësisht Zëvendës Kryetari i Komunës z. Muhedin Nushi dhe Drejtoresha për Arsim znj. Shpresa Shala vizituam ShML “Xhevdet Doda”, për të bërë dorëzimin e përkrahjes së KOSTT, të përbërë me pako higjienike madhore, e cila përfshinë termometër infrared, produkte larëse për pastrimin e hapësirës dhe ambientit, dezinfektues për duar dhe sapun të lëngët.
Pakot në fjalë do t'iu shpërndahen gjithashtu edhe shkollave të mesme të larta: ShML “Eqrem Qabej”, ShML “Gjin Gazuli”, dhe ShML “ Hoxhë Kadri Prishtina”.