Klubi i Prodhuesve të Kosovës mbështetës të CSR nisin fushatën - "Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19".

Klubi i Prodhuesve të Kosovës mbështetës të CSR , në bashkëpunim me Fondacionin “Besa” dhe organizaten “Germin”, kanë filluar fushatën për mbledhjen e fondeve për t’ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në Kosovë, të prekura nga COVID-19, duke ua mundësuar nga një pako me ushqime dhe produkte bazë të higjienës.


Kjo fushatë ka për qëllim edhe mbështetjen e prodhuesve vendorë, duke qenë se të gjitha produktet e pakove të ndihmave do të jenë Made in Kosova. Nga kjo fushatë do të ndihmohen familjet në nevojë nëpër komunat e Kosovës të cilat janë të karantinuara dhe në gjendje të rëndë financiare për shkak të pandemisë COVID-19.

Nëse jeni në gjendje të kontribuoni në këtë fushatë, këtë mund ta bëni duke dhuruar në linkun poshtë:

https://www.facebook.com/donate/2846525232062333/3082614498457963/