Kontributi pozitiv ndaj shoqërisë

Visar Dobroshi, Partner Menaxhues në Recura Financials, njëherit Anëtar Bordi në Rrjetin CSR Kosova, ka kontribuar palodhshëm në përmirësimin e praktikave të përgjegjshme ndaj shoqërisë, duke përkrahur punonjësit dhe të rinjtë, duke përfshirë ndërmarrësit e rinj, aplikuar dhe përhapur njohuri të reja përmes konsulencës biznesore, dhe ndër të tjerash, duke përkrahur projeksione për një zhvillim të qëndrueshëm.

Visari, me eskpertizën dhe përvojën e tij, ka kontribuar në ngritjen e kapaciteteve dhe qeverisjes se brendshme të Rrjetit CSR Kosova, duke ndikuar që kjo e fundit të rritet profesionalisht përballë sfidave të ndryshme përgjatë vitit që lamë pas.

Visari dhe Recura, vazhdojnë fuqishëm të theksojnë rëndësinë e zbatimit të praktikave të mira të CSR dhe promovimin e tyre nga ndërmarrjet në Kosovë, duke asistuar Rrjetin në, ndër të tjerash, trajtimin profesional të marrëdhënieve të tij me akterët kryesorë të interesuar të operojnë në një mënyrë të qëndrueshme ekonomike, sociale dhe mjedisore.

Gjithmonë të gatshëm për të siguruar mbështjetje në shërbim të shoqërisë dhe për të inicuar veprime të përgjegjshme ndaj shoqërisë!

Jemi mirënjohës për kontributin tuaj përmbajtësor, dhe të ngazëllyer për bashkëpunimin tonë përgjatë 2021!