Kontributi pozitiv në zhvillimin e Përgjegjësisë Shoqërore Korporative

American School of Kosova, anëtare e Rrjetit CSR Kosova, vazhdon të punojë në përmbushjen e misionit të saj për të edukuar liderët e së nesërmes, duke u ofruar atyre një të ardhme më të mirë dhe gjithëpërfshirëse.
Ky institucion i edukimit kualitativ, i themeluar dhe udhëhequr nga super-sipërmarrësi dhe lideri vizionar, Ardian Hoxha, ka integruar praktikat e përgjegjshme (CSR) ndaj shoqërisë në strategjinë e përgjithshme, duke u kujdesur që mirëqenia e punëtorive dhe të rinjve studentë të jetë në nivelin e duhur. Po ashtu, ky ekip fantastik, krahas situatës dhe krizës pandemike, është përpjekur vazhdimisht në promovimin e krijimit dhe mirëmbajtjes së një shoqërie me zhvillim të qëndrushëm ekonomik dhe shoqëror, si dhe promovimin e ndërmarrjeve të cilat ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve shoqërore me impakt social.

Përgjatë vitit 2020, Ardiani dhe American School of Kosova, në bashkëpunim me Rrjetin CSR Kosova, kanë inkurajuar dhe promovuar vazhdimisht praktikat më të mira të CSR, përmes ushtrimit të veprimtarisë përkatëse dhe implementimit të aktiviteteve në drejtim të zhvillimit të mëtutjeshëm të Përgjegjësisë Shoqërore Korporative.

Krenarë dhe mirënjohës me kontributin e palodhshëm të Anëtarit tonë, American School of Kosova, si dhe shumë të lumtur për punën tonë të përbashkët me ndikim shoqëror në 2021, drejtë përmbushjes së parimeve kyçe të CSR!