Korniza për mbështetje në Objektiva të Zhvillimit dhe CSR

Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, sot në zyren e saj
nënshkruajti Memorandumin e Mirëkuptimit bashkë me Linda Tahiri, Drejtore Ekzekutive e
Rrjetit CSR Kosova, për të siguruar kornizën për mbeshtetje në aktivitete të Pergjegjshme ndaj Shoqerisë. Ky memorandum formalizon bashkëpunimin në mes të Ekipit të OKB-së të Kosovës - UNKT dhe Rrjetit CSR Kosova, i cili përfaqeson bizneset e përgjegjshme në Kosovë, në sferat e interesit të përbashkët si të drejtat e punëtorëve, mbrojtjen e mjedisit, anti-korrupsionin.
Gjithashtu, në mes të kesaj kornize mund të punohet drejt përafrimit të strategjive të kompanive që veprojnë në Kosovë me parimet e Përgjegjesise shoqërore dhe nderlidhjen me Agjendën Zhvillimore të OKB. Ky bashkëpunim pritet të kontribuojë për sigurinë në vendet e punës, barazi gjinore, mbrojtje të mjedisit, e fusha të tjera në mënyrë që të perafrohet përmbushja e Objektivat te Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030.