Laberion Zebica, mentor vullnetar në Programin e Mentorimit

Laberion Zebica, Mentor, mentor vullnetar në njërën nga punëtoritë zhvillimore të Programit të UNICEF-it në Kosovë, rrëfen përvojat e tij rreth mentorimit.

“Për mua ka qenë nder dhe privilegj që kam pasur mundësi të jem mentor i njërës prej punëtorive zhvillimore të Programit të UNICEF-it në Kosovë, UPSHIFT, dhe të punoj intenzivisht me të rinj aq të mrekullueshëm dhe vizionar, për të krijuar zgjidhje për probleme të ndryshme sociale.

Po ashtu, angazhimi im në këtë punëtori ka qenë mundësi e mirë që t’i ndaj me të rinjtë e tjerë të gjitha njohuritë dhe përvojat e fituara si bursist në Programin Erasmus+, me shpresën që përvoja ime i ka ndihmuar ata në zhvillimin e mëtutjeshëm të potencialit të tyre."

Mentori jonë, Laberioni, njëkohësisht student në Kolegji Universum, mentoroi të rinjtë entuziast në kuadër të bashkëpunimit tonë me Kolegjin në fjalë, për fuqizimin profesional dhe ndërpersonal të të rinjve.

Programi i Mentorimit është pjesë kyçe e Projektit "Kosovo Generation Unlimited", i cili implementohet nga Rrjeti CSR Kosova, dhe mundësohet falë përkrahjes së Unicef Kosovo Programme, Austrian Development Agency dhe SIDA.