Ligjerate virtuale rreth tregimtarise se kompanive, dhe menyres se suksesshme per te promovuar misionin e kompanise, si dhe sherbimet/produktet e saj.

Me 4 maj, duke filluar nga ora 13:00, Rrjeti CSR Kosova, me perkrahje te Programit te UNICEF-it ne Kosove, organizoi nje ligjerate virtuale rreth tregimtarise se kompanive, dhe menyres se suksesshme per te promovuar misionin e kompanise, si dhe sherbimet/produktet e saj.

Ariel Shaban, Koordinator Ekzeutiv i Zhvillimit te Biznesit & Menaxher i Cilesise, nga kompania anetare e Rrjetit tone, KIVO Kosova, ka shprehur deshiren te ligjeroje vullnetarisht per te informuar te rinjte pjesemarres te kesaj ligjerate, te zhvillojne tutje tregimin e kompanise se tyre, per ta pershtatur sa me shume me audiencen apo klientet qe keto kompani synojne.

Keta te rinj dhe adoleshente, udheheqin biznese sociale te cilat monitorohen vazhdimisht nga partneri yne Innovation Centre Kosovo, ne menyre qe suksesi i tyre te jete i garantuar.

Jemi te lumtur qe anetari yne KIVO Kosova kontribuon vazhdimisht ne permbushjen e pergjegjesise shoqerore korporative, duke kontribouar ne fuqizimin e te rinjve, nder te tjerash.

* Kjo ligjerate do te zhvillohet ne kuader te projektit "Skema e Mentorimit", i cili implementohet nga Rrjeti CSR Kosova, dhe perkrahet nga Unicef Kosovo Programme.

Ky projekt inkurajon vazhdimisht vullnetarizmin e sektorit privat dhe sektoreve te tjere relevant ne fuqizimin dhe aftesimin profesional te te rinjve.