Lulzim Rahimi, njëri nga përfituesit e punës praktike në Cacttus Sha

Lulzim Rahimi, është njëri nga përfituesit e punës praktike në Cacttus Sha. Luli ka diplomuar në Telekomunikacion dhe është entuziast në fushën e IT dhe inxhinierisë.

“Nga puna praktike në Cacctus pres që të përfitoj aftësi në implementimin e njohurive teorike në ato praktike, nga një staf i karakterizuar me cilësi dhe profesionalizëm”.

Projekti Kosovo Generation Unlimited, K-GenU, implementohet nga Rrjeti CSR Kosova dhe përkrahet nga Unicef Kosovo Programme dhe SIDA. K-GenU, përmes komponentës së punës praktike do të fuqizojë 500 të rinj të moshës 15-24 vjeçare duke ju ofruar atyre mundësi për punë praktike me pagë dhe mundësi për edukim shtesë jo-formal përmes trajnimeve.