Lyra Osmani, mentore vullnetare në Programin e Mentorimit

"Angazhimi im si mentore vullnetare profesionale në punëtorinë UPSHIFT ishte një eksperiencë shumë e veçantë. Aty arrita të njoh dhe të udhëzoj të rinj entuziastë dhe kreativë për zgjidhjen e një problemi në komunitetin tonë.

Duke parë ambiciet dhe potencialin e të rinjëve është e rëndësishme që ne si mentorë me përvojë profesionale në sektorin privat dhe publik, të kontribuojmë në orientimin e tyre të drejtë dhe aftësimin profesional drejt arritjes së objektivave.

E vlerësoj mundësinë që më është ofruar nga Rrjeti CSR Kosova, UNICEF dhe IPKO Foundation për të kontribuar në këtë drejtim. Së fundmi, inkurajoj dhe të tjerë profesionistë të ndajnë njohuritë e tyre profesionale dhe të përkrahin aftësimin e të rinjëve", thotë Lyra.

Programi i Mentorimit është pjesë kyçe e Projektit "Kosovo Generation Unlimited", i cili implementohet nga Rrjeti CSR Kosova, dhe mundësohet falë përkrahjes së Unicef Kosovo Programme,
Austrian Development Agency,
dhe SIDA.