MEET OUR MEMBER- RECURA FINANCIALS

Çfarë shërbime ofron RECURA?
RECURA është ofrues Kosovar i shërbimeve këshilluese i fokusuar në ofrimin e konsulencës për biznese, të natyrës financiare dhe menaxhimit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. RECURA ofron një gamë të gjerë të shërbimeve te veçanta të konsulencave për sektorin privat në fushën e Financave Korporative, Biznesit, Menaxhimit, Qeverisjes Korporative (në partneritet me IFC – Banka Botërore) dhe konsulencë inxhinerike, si edhe për Sektorin Publik në Menaxhimin dhe Qeverisjen e Financave Publike. RECURA ka në kuadër të saj ekspertë të fushës së financave, ekonomisë, biznesit dhe menaxhimit, të arsimuar në universitetet kulminante në Mbretërinë e Bashkuar dhe ShBA, me një përvojë të gjatë në Kosovë si dhe përvojë ndërkombëtare. Portfolio e klientëve të RECURA dhe portfolio e shërbimeve këshillimore përfshinë një thesar te njohurive dhe përvojave si ne sektorin publik dhe atë privat.

Planet e RECURA FINANCIALS për të ardhmen?
RECURA synon të vazhdojë me rritjen e kompanisë, si me produkte të reja ashtu edhe me zgjerim gjeografik
në regjion. Natyrisht, kjo rritje nënkupton rritjen e kapaciteteve njerëzore si në numër ashtu edhe në trajnim të vazhdueshëm të stafit. Synimi ynë ka qëneë dhe mbetet në krijimin e ambientit të dëshirueshëm për punë dhe bashkëpunim, si për stafin e brendshëm ashtu edhe për të gjithë partnerët dhe partneritetet që i kultivojmë.

Aktivitetet e CSR?
Aktiviteti i fundit qe kemi ndërmarrë ka qenë pjesëmarrja në ngjarjen vjetore “Let’s Dance” që këtë vit është mbajtur për herë të katërt me 1 Nentor 2018. Kjo ngjarje organizohet nga organizata “Action for Mothers and Children” misioni i të cilës është të avokojë fuqishëm për kujdes shëndetësor më të mirë për gratë dhe fëmijët në tërë Republikën e Kosovës, të studiojnë problemet e tyre shëndetësore dhe sistemet e kujdesit shëndetësor që adresojnë këto probleme dhe të ndihmojnë nënat që të kenë shtatëzani të shëndetshme dhe të shpëtojmë jetën e fëmijës. Si gjithe viteve te kaluara edhe kete here Recura ishte sponsor në këtë ngjarje ku kemi kontribuar me një shumë prej 1500 EUR. Sivjet, stafi I Recura ka kontribuar në fushata të dhënies vullnetare të gjakut si dhe në fushata të donacioneve për libra e material shkollor për fëmijë të familjeve skamnore.

Rreth bashkëpunimit të RECURA me Rrjetin CSR Kosova?

Ne mbesim të interesuar të jemi sa më aktiv në gjetjen e mundësive për të dhënë kontribut në shoqëri, pra, që një pjesë të arritjeve dhe angazhimeve tona t’ia kthejmë shoqërisë ku jetojmë e punojmë. Prandaj, bashkëpunimi i ngushtë me CSR Kosova për ne është i një rëndësie të veqantë dhe planifikojmë që këtë bashkëpunim ta rrisim edhe më shumë në të ardhmen.

Kosovo CSR Network tashmë është dëshmuar si përfaqësuese e denjë e artikulimit dhe angazhimit në ngritje të vetëdijes për përgjegjësi shoqërore të korporatave dhe mendojmë që duhet vazhduar dhe rritur angazhimin në këtë drejtim. Në këtë mënyrë do të rritet vetëdija e korporatave për përgjegjësi shoqërore që të kontribojnë edhe më shumë në ngritjen e mirëqenjes në shoqëri, posaqërisht për grupe të caktuara të shoqërisë që kanë qasje të kufizuar në të mirat apo në plotësim të nevojave të domosdoshme për mirëqenie.
Rrjeti CSR Kosova duhet të jetë sa më afër kompanive por edhe grupeve me nevoja për asistencë dhe të jetë vazhdimisht në kërkim të aktiviteteve inovative për asistenca dhe përfshirje sa më të madhe të të gjtha grupeve në aktivitete të saja.