Meet Our Member- Baker Tilly

MEET OUR MEMBER- Baker Tilly

Shërbimet që ofron Baker Tilly?

- Baker Tilly është firmë që ofron shërbime të kontabilitetit dhe konsultimeve për biznese, që ofron shërbime të vlerësimit, auditimit, tatimeve, dhe shërbimeve të tjera këshilluese për bizneset. Ka përvojë disa vjeçare në ofrimin e shërbimeve financiare, si në sektorin privat, poashtu edhe në sektorin publik. Ekipi ynë përbëhet nga profesionist me përvojë, përfshirë auditorë të licencuar, ekspert të tatimeve dhe një ekip mbështetës të profesionistëve të cilët kanë diploma në administrim biznesi dhe financa, etj.



Planet afatshkurta dhe afatgjata të kompanisë në Kosovë?

- Planet e kompanisë Baker Tilly janë që të rritet numri i bashkëpunimeve me klientë të ri. Fokusi i veçantë është rritja e klientelës në Auditim të Brendshëm. Përmes rritjes së klientelës, rrjedhimisht rriten të hyrat dhe kjo do të na e mundësojë avancimin e stafit tonë, duke ju ofruar trajnime shtesë. Me këtë rast do të mund të bëjmë edhe punësime të reja. Fokus në keshillime afariste dhe financiare e cila ka për qëllim ngritjen e efikasitetit dhe aktivitetit të afarizmit të klientëve. Këto këshillime e ndihmojnë klientin në organizimin më të mirë të kontabilietit, përpililimin e pasqyrave financiare, pasyra të konsoliduara, ristrukturim i organizatës etj.



Aktivitetet e CSR dhe impakti i tyre?

- Aktiviteti që e kemi ndërmarrë së fundmi ka qenë bashkëpunimi me Organizatën Jo-Qeveritare “Action for Mothers and Children”.  Baker Tilly në Kosovë fillimisht kujdeset që të gjitha parimet themelore të përgjegjësisë korporative të rrespektohen.  Ne i kushtojmë rëndësi të veçant jo vetëm që ne ti përmbahemi parimeve themelore, mirëpo gjithashtu mundohemi që të gjithë partneret tanë të jenë në përputhje me këto parime. Baker Tilly I kushton rëndësi të veçant çështjes së punësimit dhe aftësimit të rinjëve.  Ne kemi targetuar këtë pjesë si pjesën më të rëndësishme në të cilën kontribuojmë në shoqëri.  Në veçanti ne jemi të përkushtuar në aftësimin e grupeve të marxhinalizuara, sidomos të femrave.  Së paku cdo vit gati 30 perqind e stafit të Baker Tilly janë të rinjë dhe të cilët sapo kanë dal nga univerziteti.  Ne jo vetëm që punësojmë ata mirëpo mundohemi që të investojme në karrierat e tyre. Baker Tilly ofron në të njëjtën kohë shërbime pa pagesë për një numër të organizatave të margjinalizuara dhe organizatave të cilat punojnë me të rinjët  në sport dhe kulturë.  Çdo vit përmbi 10 organizata suportohen në aspektin profesional nga ana e Baker Tilly-it.



Strategjia për Përgjegjësisë Shoqërore (CSR) dhe aktivitetet e planifikuara për të ardhmen?

- Strategjia e Përgjegjësisë Shoqërore e kompanisë tonë është përgaditja e Studentëve të cilën janë në studime për tregun e punës dhe të ardhmen të cilen ata I pret. Njëra ndër aktivitetet do të jetë lansimi i programit praktik për Studentët e Fakulltetit Ekonomik, në drejtimet që kanë ngjajshmëri me shërbimet që ofron kompania jonë. Punësimi I studentëve do të mundësojë që ata të shohin në praktikë teoritë që i kanë mësuar në Universitet.  Programi do të bëhet me pagesë e cila do të jetë ndihmë për ta gjatë studimit të tyre. Organizim i një workshop-it ku do të ketë sesione informuese për student për tregun e punës, si të përgaditet një CV profesionale, paraqitja në intervista, sjellja në punë, përgaditja për sfida të reja, etika, etj. Përzgjedhja e disa studentëve për të ju ofruar ‘bursë’ në ndonjë shoqatë apo kurs me ndonjë kompani me të cilën do të mund të arrijmë marrëveshje për bashkpunim të mundshëm në të ardhmen e afërt.