Meet Our Mentor - Baton Isniqi

Njihuni me mentorin tonë të muajit, Baton Isniqi

Batoni është Biolog dhe Ambientalist. Ai ka studiuar Biologjinë e Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës dhe ka bërë shkëmbim përmes  Erasmus + në Gjermani në Universitetin e Konstanzit, ku ka punuar me profesorë të ndryshëm në eksperimente te ndryshme kërkimore lidhur me ndryshimet globale në ekologji dhe bimë, ekologji të liqenit etj. Ai ka punuar me organizata të mëdha si UNICEF , PEN, Fondacioni IPKO, KEERC, CSR, REC etj. Ai është pjesë e shoqatës WBA që nga viti 2018 si Zëvendës Shef i Ekipit të Projekteve.

Batoni e përshkruan veten si Biolog me flokë të gjatë dhe pasion për natyrën. Një vegjetarian pa dëshirë për alkool.