Meet our member, Rrota

 

Meet our member, Rrota

 

-Rreth shërbimeve që ofron Rrota dhe rreth ekipit tuaj.

Rrotelat gjejnë zgjidhje për përmirësim të proceseve të bizneseve dhe organizatave duke përdorur dizajnin dhe teknologjinë. Si njëra ndër kompanitë e para në treg që ofron shërbime në fushën e dizajnit dhe teknologjisë, fokusi jonë është zhvillimi i bizneseve, organizatave dhe shoqërisë duke u bazuar në procese kreative dhe relacione të afërta me klientë.

Cilat janë planet e Rrota?

Planet tona përfshijnë rritjen e aftësive në tregun e punës duke ofruar shërbime me teknologji inovative për komunitete të ndryshme në Kosovë. Ndonëse eksporti i shërbimeve po ofron komoditet më të madh të zhvillimit të biznesit në Kosovë, Rrota vazhdon të mbajë me zemër lidhjen me klientë të ndryshëm lokal që kanë qëllim të zhvillimit të përbashkët.

Me cilat aktivitete tuajat të CSR jeni më se shumti krenar?

Rrota përgjatë viteve 2005-2008 ka realizuar një magazinë e zhanrit edutainment dedikuar fëmijëve të moshave 9-13. Me konceptim, dizajnim, lektorim, botim e distribuim, qëllimi i këtij aktiviteti ka qene ngritja e njohurive të përgjithshme të fëmijëve në format zbativës.

Për më tepër, Rrota ka përshtatur dhe distribuar novelën "Little Prince" si libër dhe në format elektronik (audio book) , e publikuar në origjinal në 1943 nga autori Antoine de Saint-Exupéry.

Në ndërkohë, krahas aktiviteteve të tjera për mbrojtjen e mjedisit sikurse mbjellja e fidaneve dhe financimi i aktiviteteve të ngjajshme, Rrota e konsideron vlerë të rëndësishme kontributin indirekt në shoqëri përmes edukimit dhe fuqizimit të të rinjëve, veqanërisht grave në biznes.Rrota vazhdon të pëkrahë përmes shërbimeve të saj organizata të ndryshme me rëndësi në shoqëri sikurse Rrjeti CSR Kosova, SOS Fshati, Fondacioni Together Kosova, Qendra Kulturore e Fëmijëve të Kosovës etj.

4. Cfarë strategjie të CSR keni dhe cfarë lloj aktivitetesh planifikoni për të ardhmen?
Strategjia jonë është kontribuimi në edukimin dhe angazhimin e të rinjve në çështje të rëndësishme shoqërore përmes kulturës së punës dhe të bërit biznes. Ne do të vazhdojmë të përkrahim aktivitete dhe iniciativa për këto qëllime të përbashkëta.