Mentoret vullnetare, nga projekti "Skema e Mentorimit", edhe vikendin qe lame pas, asistuan te rinjte kosovare ne zhvillimin e aftesive vet-avokuese.

Mentoret vullnetare, nga projekti "Skema e Mentorimit", edhe vikendin qe lame pas, asistuan te rinjte kosovare ne zhvillimin e aftesive vet-avokuese, me qellim te angazhimit te tyre per adresimin dhe zgjidhjen e problematikave, me te cilat perballen keta te fundit ne komunitetet e tyre. Pergjate punetorise "Podium - Avokimi per Ndryshim Shoqeror", e cila u organizua kete here ne Gjakove, u punua intenzivisht ne fuqzimin e te rinjve pjesemarres, ne menyre qe ata ne te ardhmen e afert te behen agjente te ndryshimeve shoqerore.

Asistenca e mentoreve tane profesional mund te ndihmoje dukshem ne zhvillimin e nje karriere te bujshme - duke argumentuar qe keta vullnetare profesional i ndajne me te rinjte tane njohurite e tyre mbi shkathtesite e buta, aftesite komunikuese, dhe ne pergjithesi, fuqizimin e te rinjve, nder te tjerash.

Falemnderojme thellesisht punen permbajtesore te mentoreve tane, te cilet punuan kontinualisht ne zhvillimin e aftesive avokuese, dhe ndane eksperiencen e tyre rreth implementimit te suksesshem te kampanjave!